Bota Trump shpallet fajtor, ish-presidenti i parë që dënohet për krim: “Një fatkeqësi,...

Trump shpallet fajtor, ish-presidenti i parë që dënohet për krim: “Një fatkeqësi, do të luftoj deri në fund”

Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për krime të enjten pasi një juri në Nju Jorkut e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes së Stormy Daniels, një aktoreje të filmave pornografikë, përpara zgjedhjeve të 2016-ës.

Vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur Trump, kandidati republikan, synon të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë përballë presidenti demokrat Joe Biden.

Megjithatë, edhe pse Trump do të jetë kandidati i parë presidencial që garon si i dënuar, ky status nuk e ndalon të zgjidhet dhe të jetë president.

Dënimi që do të vendoset në një gjyq të ardhshëm do të mbahet më 11 korrik dhe mund të shkojë nga një dënim me 4 vite burg në maksimum, dënim me shërbim prove ose edhe një gjobë.

Trump, 77 vjeç, ka mohuar akuzat dhe do të apelojë vendimi.

Pas daljes nga gjykata, pasi dëgjoi vendimin, Trump tha: “Ishte një proces farsë, një turp. Jam një njeri i pafajshëm. Ky vendim ishte një fatkeqësi. Do të luftoj deri në fund”. Dhe më pas shtoi: “Verdikti i vërtetë do të jetë më 5 nëntor”.