Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar unitet në luftën kundër antisemitizmit, pas një sulmi ndaj shtëpisë së një rabini në shtetin e Nju Jorkut, raportoi BBC.
“Ne duhet të mblidhemi për të luftuar, për t’u përballur dhe për të zhdukur përbindëshin e lig të antisemitizmit”, tha presidenti amerikan në Twitter.
Të paktën pesë njerëz u plagosën të shtunën në një sulm në Monsey, një vend në veri të New York City.
Sulmuesi u arrestua më vonë në Harlem të New York-ut. Ai u akuzua për tentativë vrasjeje.
Dëshmitarët thonë se ai hyri në një shtëpi ku po festohej Hanukkah, nxori një thikë të madhe dhe filloi të sulmojë njerëzit e atyshëm.
Mysafirët dyshohet se filluan të hedhin tavolina dhe karrige në drejtim të tij, dhe ai fillimisht, pasi u përpoq të hynte në një sinagogë në lagje, më pas u arratis me makinë.
Monsey ndodhet në Rockland County me një të tretën e hebrenjve.
Prokurorja e Përgjithshme e New York-ut, Letitia James tha më herët se ajo ishte “shqetësuar shumë” nga ngjarja në Monsey.
“Ne kemi zero tolerancë për veprimet e urrejtjes dhe do të vazhdojmë të monitorojmë këtë situatë të tmerrshme”, tha ajo në një postim në Twitter.
Policia e New York-ut njoftoi të premten se anëtarët e saj po monitorojnë me forcë zonat ku hebrenjtë jetojnë pas një seri sulmesh antisemitike.
“Urrejtja nuk ka vend në qytetin tonë”, shkruajti kryebashkiaku Bill de Blasio të premten në Twitter, duke i quajtur sulmet “një sulm ndaj të gjithë njujorkezëve“.
Sulmet e shumta antisemitike kanë tronditur SHBA vitet e fundit.