Presidenti Donald Trump ka dhënë sinjale se do të urdhërojë një rishikim të mundshëm të marrëveshjes bërthamore me Iranin vetëm për “siguri”.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer. Pyetjes nëse Trump është i shqetësuar që Irani mund “të gënjejë”, Spicer iu përgjigj se “presidenti është duke bërë një gjë të kujdesshme, duke kërkuar një verifikim të marrëveshjes aktuale”.
“Nëse do të kishte menduar se gjithçka ishte në rregull, nuk do ta bënte, – ka vazhduar Spicer. – Pjesë e verifikimit të marrëveshjes është për të përcaktuar nëse Irani do ta respektojë ose jo dhe për të formuluar rekomandime mbi rrugën që duhet ndjekur”.
Në një letër dërguar kreut të Kongresit Paul Ryan, Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson, ka deklaruar se Irani respekton marrëveshjen, por që mbeten shqetësime mbi rolin e tij për financimin e terrorizimit.