Vlera neto e Presidentit Donald Trump ka rënë me 300 milionë dollarë (254 milion €) gjatë vitit të kaluar në 2.7 miliardë dollarë, që do të thotë minus 10% të pasurisë së tij që kur ai mori detyrën, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Kjo është rënia më e madhe qëkur Bloomberg filloi të gjurmojë pasurinë e tij në 2015. Gjithçka nisi me një rënie të të ardhurave në të gjithë portofolin e organizatave Trump dhe u ndërlikua nga ndikimi i pandemisë së koronavirusit në tregjet e pronave.
Kritikët e Presidentit Trump thonë se faji për këtë është i presidentit. Ata e kanë akuzuar atë se nuk e ka marrë seriozisht pandeminë, duke nxitur një terapi të dyshimtë ilaçesh në vend të maskës, dhe duke lënë shtetet të bëjnë oferta kundër njëra-tjetrës për furnizime të pakta mjekësore.