Presidenti amerikan, Trump, ka vizituar një pjesë të murit që sapo është ndërtuar me Meksikën, duke thënë se ajo është një mrekulli moderne e sigurisë, që gjithashtu mund të skuqë vezë me vetitë e saj absorbuese të nxehtësisë.
Trump vuri emrin e tij në një pjesë të murit që po ndërtohet pranë San Diego, në Californi.
“Kur të ndërtohet muri, do të jetë praktikisht e pamundur të kapërcehet ilegalisht dhe atëherë ne do jemi në gjendje të marrim kontrollin kufitar”, tha Trump. Barriera e re gjithashtu do ketë tipar vërtet unik, sipas presidentit.
“Ju mund të skuqni një vezë në atë mur”, tha ai, duke iu referuar aftësisë së barrierës për të përthithur nxehtësinë, një zgjedhje që synon të bëjë murin shumë të nxehtë për migrantët e paligjshëm.
Duke e përshkruar projektin si “versionin Rolls-Royce” të mureve të kufirit, pengesa është 30 metra e lartë dhe me shtresa të dyfishta në zona që përdoren më së shumti nga emigrantët.
Deri më tani janë ndërtuar 106 kilometra ndërkohë që në gjithë gjatësinë e tij po punohet në 400 kilometra gjatësi.