Pas 4 vitesh shërbimi plot devotshmëri dhe besnikëri, zv/presidenti Mike Pence është vënë tashmë nën presion nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump për të refuzuar rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit në ceremoninë që do të drejtojë nesër në Senat.
“Pence ka fuqinë të refuzojë elektorët e zgjedhur me mashtrim”, deklaroi Trump, duke i dhënë zë një teorie se Pence mund të rrëzojë rezultatet e zgjedhjeve gjatë votimit në Senat të certifikimit të Kolegjit Zgjedhor.
Sipas CNN, ky ishte një mesazh i drejtpërdrejtë për një nënpresident, karakteristikë përcaktuese politike e të cilit mbetet besnikëria e tij e paepur ndaj Trump.
Mënyra sesi Pence do të procedojë të mërkurën kur ai të kryesojë certifikimin e Kolegjit Zgjedhor, mund të përcaktojë marrëdhënien e tij të ardhshme me njeriun të cilit i ka shërbyer me besnikëri, madje edhe në momente të rrezikut politik.
Gjatë javëve të fundit, Trump është interesuar intensivisht për rolin ceremonial të Pence gjatë certifikimit të Kolegjit Zgjedhor.
Ndihmësit e Pence dhe Shtëpisë së Bardhë janë përpjekur t’i shpjegojnë atij se roli i Pence është më shumë një formalitet dhe ai nuk mund të refuzojë në mënyrë të njëanshme votat e Kolegjit Zgjedhor.