Bota Trump zgjedh të fejuarën e djalit të tij për ambasadore në Greqi

Trump zgjedh të fejuarën e djalit të tij për ambasadore në Greqi

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka zgjedhur Kimberly Guilfoyle, ish-prezantuese në Fox News dhe të fejuarën e djalit të tij Donald Trump Jr., si ambasadoren e re të SHBA-së në Greqi.

Guilfoyle është fejuar me Trump Jr. që nga dhjetori i vitit 2020 dhe Trump tha në rrjetin social Truth Social se ajo ka qenë një mike e ngushtë dhe aleate për shumë vite dhe është “e kualifikuar” për të përmirësuar marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Greqisë një fokus në fusha të tilla si bashkëpunimi në mbrojtje, tregtia dhe inovacioni ekonomik, raportoi Reuters.

“Jam e nderuar të pranoj nominimin e Presidentit Trump për të shërbyer si ambasadore në Greqi dhe mezi pres të fitoj mbështetjen e Senatit të SHBA”, tha Guilfoyle në një deklaratë në platformën X.

Guilfoyle nuk është i vetmi i emëruar në një pozicion që ka lidhje familjare me Trump.

Në nëntor, Trump njoftoi planet për të emëruar Charles Kushner, babanë e dhëndrit të tij Jared, si ambasador në Francë dhe për të emëruar Masad Bowles, vjehrrin e vajzës së tij të vogël Tiffany, si këshilltar për Lindjen e Mesme.

Trump zgjodhi gjithashtu mikun e tij të vjetër Tom Barak si ambasador në Turqi.