Një dëshmi tronditëse vjen pas aksidentit tragjik në Kroaci ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën mbi 40 të tjerë. Një prej pasagjerëve të mbijetuar, Ramo Gashi në një prononcim për mediat kroate ka shpjeguar skenën horror pas aksidentit.
Ai thotë se fillimisht dëgjoi një shpërthim dhe më pas ka parë të trupat e pajetë të pasagjerëve të dergjur në fushë.
“Diçka shpërtheu për një sekondë, pashë gjithë ata njerëz nëpër gjithë livadhin atje poshtë, në atë kanal pranë autostradës. Unë i pashë të lënduarit, të vdekurit, pashë gjithçka, njerëz pa krah, pashë gjithçka, gjithçka”, tha ai për mediat kroate.
Vidio sam ozlijeđene, umrle, vidio sam svašta, bez ruke, svašta sam vidio, ispričao je za HRT Ramo Gashi, jedan od putnika autobusa https://t.co/Is8zgNjhqc #crnakronika pic.twitter.com/rXQM3RcLgv
— HRT vijesti (@hrtvijesti) July 25, 2021
Policia kroate ka dalë me një njoftim zyrtar duke bërë me dije se 14 prej të lënduarve kanë dalë nga spitali dhe janë strehuar në hotel deri në përfundimin e hetimeve për ngjarjen.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërmitarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave është nisur drejt Kroacisë.