Aktualitet Trupi gjykues i Imerajt në KPK akuzon vëzhguesin Theo Jacobs se u...

Trupi gjykues i Imerajt në KPK akuzon vëzhguesin Theo Jacobs se u ka bërë presion

Trupi gjykues i KPK që konfirmoi në detyrë prokuroren Elizabeta Imeraj pretendon se vëzhguesi ndërkombëtar i ONM-së, Theo Jacobs ka bërë presion ndaj tyre për ndryshuar vendimin.

Në një letër drejtuar kryetares se KPK-së, Pamela Qirko, tre gjyqtarët Olsi Komici, Roland Ilir dhe Suela Zhegu shkruajnë se vëzhguesi i ONM-së është përpjekur të influencojë vendimin e tyre për të shkarkuar nga detyra prokuroren Imeraj.

Imeraj u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 1 prill 2021. Por vendimi i KPK-së u kundërshtua nga ONM, e cila e apeloi vendimin tek Komisioneri Publik.

Tre gjyqtarët thonë se janë ofenduar nga sjellja jo profesionale, fyese dhe paragjykuese e Jacobs dhe e akuzojnë atë se ka tejkaluar kompetencat.

Letra:

“Qëndrimi paragjykues, fyerjet e shpeshta na kanë bërë që të ndihemi jo komod dhe nën presion. Me qëndrimin e tij dhe presionin e ushtruar, vëzhguesi në mënyrë të përsëritur ka dashur qartazi të influencojë vendimmarrjen.

Kjo sjellje bie ndesh me frymën e deritanishme të bashkëpunimit midis Komisionit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Duam të besojmë se ky është një rast i izoluar dhe në asnjë mënyrë një tendencë për intimidim trupi për shkaqe të panjohura.

Shprehim besimin e plotë se raste të tilla dëmtojnë procesin e rivlerësimit dhe bashkëpunimit me ONM-në, të mos përsëriten më”