Shërbimi sekret turk ka arrestuar një qytetar shqiptar nga Kosova të akuzuar si punonjës i shërbimit sekret të Izraelit.
Sipas Inteligjencës Turke, Liridon Rexhepi i lindur në Kosovë është identifikuar si kreu i rrjetit financiar të Mossad në Turqi.
Sipas medieve turke, Rexhepi ka menaxhuar operacionet financiare të agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi.
Ai u zbulua se u kishte transferuar fonde agjentëve në terren në Turqi, të cilët po mblidhnin inteligjencë mbi Sirinë.
Sipas mediave turke, Rexhepi ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e Shërbimit izraelit të inteligjencës.
Gjithashtu mediat turke raportojnë se ai ka transferuar para për personelin e terrenit në Turqi që përpilonin informacione lidhur me Sirinë.
Policia e ka arrestuar Rexhepin më 30 gusht.
Mediat turke kanë publikuar dhe pamjet e arrestimit të Rexhepit në Stamboll, ku agjentë të shumtë të forcave speciale e shoqërojnë me pranga.