Kryeministri grek Alexis Tsipras sqaroi opinion publik, në një video-mesazh te publikuar në faqen e tij në Facebook, për marrëveshjen me titull “E vërteta rreth marrëveshjes së Prespës”.
Videoja, rreth 107 minuta e gjatë, përfshin pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes midis Greqisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, të nënshkruar në qershor të vitit 2018, dhe disa fragmente të fjalimit të tij në sallën e koncerteve në Athinë.
“Është koha që ne të mësojmë të vërtetën, pasi me marrëveshjen e Prespës ne kemi projektuar Maqedoninë tonë. Duhet të kapërcejmë frikën me inerci e vetëbesim dhe të jemi të hapur në rrugën për paqe dhe zhvillim”, theksoi Tsipras.
“Fqinjët tanë po dallojnë identitetin e tyre duke pranuar se gjuha e tyre është sllave dhe se kultura e tyre nuk është e lidhur në asnjë mënyrë me trashëgiminë e lashtë greke. Përmes marrëveshjes së Prespës njohim shtetësitë jo grupet etnike që i përbëjnë ato. Nuk do të ketë referenca qesharake në tekstet e tyre shkollore. Ata po ndryshojnë emrat e monumenteve, infrastrukturës dhe hapësirave publike”, shtoi ai.
“Marrëveshja e Prespës është moment historik për rajonin e Ballkanit, miqësinë, bashkëpunimin dhe vëllazërimin mes popujve. Zbuloni të vërtetën”, shtoi kryeministri.