Pas miratimit në Parlamentin e Maqedonisë, Marrëveshja e Prespes do ta ketë rrugën e hapur edhe në Parlamentin e Greqisë. Ishte Kryeministri grek Alexis Tsipras që konfirmoi lajmin në një intervistë për mediat vendase.
Sipas shefit të qeverisë, pakti për ndryshimin e emrit të Maqedonisë do të votohet në parlamentin grek brenda muajit Janar. Kryeminsitri grek e cilësoi marrëveshjen me Shkupin si arritjen më të rëndësishme, pas daljes së vendit nga kriza ekonomike.
I pyetur se çfarë do bëjë nëse “Grekët e Pavarur” të Panos Kamenos largohen nga qeveria, Tsipras tha se do të kërkojë votëbesim nga parlamenti. Në rast se nuk do e sigurojë atë, Greqia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.