Bota Tump i uron Pavarësinë Kosovës, shkruan dhe për medaljen e artë të...

Tump i uron Pavarësinë Kosovës, shkruan dhe për medaljen e artë të fituar në Lojrat Olimpike

Presidenti amerikan Donald Trump tha se e ardhmja e një Kosove sovrane, shumetnike dhe demokratike është në një rajon ballkanik të qëndrueshëm e të begatë, të integruar plotësisht në komunitetin ndërkombëtar.

Në një mesazh për Presidentin Hashim Thaçi, me rastin 9-vjetorit  të Pavarësisë së Kosovës, zoti Trump tha se partneriteti midis SHBA dhe Kosovës bazohet në vlera dhe interesa të përbashkëta, shkruan VOA.

Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara u gëzuan bashkë me  qytetarët e Kosovës për medaljen e artë historike të fituar në Lojrat Olimpike të Brazilit dhe për pjesëmarrjen e ekipit të futbollit të Kosovës për herë të parë në sezonin FIFA-s.

Në mesazh, Presidenti Trump u shpreh se SHBA-të  shpresojnë të vazhdojmë bashkëpunimin e gjerë dhe të thellë me Kosovën, të fokusuar në mbështetjen e zhvillimit demokratik dhe ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me fqinjët, dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm e luftëtarëve të huaj terroristë.