Një çift turistësh holandezë harruan 15 mijë euro në një furrë buke në Itali në zonën e Leone Di Taggia.
Ata blenë bukë dhe ëmbëlsira e më pas u larguan. Por aty harruan çantën e shpinës, brenda së cilës gjendeshin celulari, portofoli dhe një zarf me 15 mijë euro.
Pronarja e furrës së bukës, përmes celularit që gjeti brenda çantës, kuptuan se telefoni i përkiste zonjës, ndërsa aty identifikuan edhe numrin e bashkëshortit të saj të cilin e telefonuan.
Çifti holandez u paraqit dhe mori mbrapsht çantën e harruar. Asnjë shpërblim financiar për pronaren Laura Bracco, por një falenderim të ngrohtë publik dhe me premtimin se do ktheheshin shpejt [ër të shijuar prodhimet e furrës.
Sipas mediave italiane, turistët holandezë i kishin 15 mijë eurot pasi do të paguanin për rinovimin e shtëpisë që kishin blerë së fundmi në atë zonë.