Aktualitet Turisti italian kërkon të padisë shtetin shqiptar

Turisti italian kërkon të padisë shtetin shqiptar

Katër turistë italianë, mes tyre dhe një fëmijë 4 vjeç, shpëtuan mrekullisht pas mbytjes së skafit të tyre në brigjet e Vlorës, më saktë të Zvërnecit.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e Policisë Kufitare dhe Guardia Di Finanza-s, të cilat kanë nxjerrë turistët në breg, duke u dhënë njëherësh ndihmën e parë.

Më pas, njëri prej tyre është shfaqur i irrituar, duke thënë se për atë që u ndodhi atyre duhet penalizuar shteti shqiptar.

“Jemi nisur këtë mëngjes dhe ishim në kthim nga Sllovenia. Kemi bërë gjithë Kroacinë dhe kemi kaluar në 600 ishuj Kroaci dhe më pas Mali i Zi.

Kemi bërë dje udhëtim direkt për në Vlorë, ku në hyrje si gjithë pronarët e varkave përdor një program që të kem lartësinë e skafit me bazën e ujit dhe të jep sinjale për gjithçka që ndodhet nën det. Për fat të keq varka nuk ka sinjalizuar dhe u përplasëm me një shkëmb. Fëmija jonë 4 vjeç ishte në panik. Vetëm për mosinjalizim gjendemi në këtë situatë.

Është një problem me lajmërimet që shteti shqiptar duhet të bëjë pjesën nën ujore. Siç bëjmë ne një gabim dhe penalizohemi, edhe shteti shqiptar duhet të penalizohet. Policia e Kufirit dhe Guarda Di Finannza mbërritën menjëherë. Falenderojmë popullin shqiptar që na ndihmuan, nuk na morën lekë e na dhanë ushqim”, tha ai.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”.

Jahti me drejtues shtetasin G.V, 61-vjeç, banues në Pavia Itali, ka hyrë në gjirin e Zvërnecit, për t’iu afruar plazhit, por ka goditur një shkëmb nën ujë, pasi nuk e njihte si zonën.