Në zemër të Tiranës ka lëvizje të furishme të makinave, njerëzve dhe turistëve. Por edhe të kantiereve me ndërtesa shumëkatëshe, sheshe e rrugë me dy korsi dhe gjelbërim. Në anën tjetër të Adriatikut, Shqipëria luan një rol kyç, për zhvillimin e sektorit turistik në të gjithë Ballkanin. Qyteti i Pulias është rikthyer si një partner i rëndësishëm.
Piero Innocenti, drejtuesi sindikatës së agjencive turistike në zonën e Barit, Itali tregon për Corriere se “rikthimi” në Shqipëri premton shumë. “Kanë ndryshuar shumë gjëra në tre vite dhe Shqipëria tashmë është mbushur me qiellgërvishtëse luksoze dhe resorte avangarde, sidomos në brigjet e qytetit të Vlorës. Pse po punojmë me Shqipërinë? Sepse është një destinacion shumë i preferuar për turistët dhe premton shumë për të ardhmen. Dhe rajoni ynë nuk mund të mungojë duke ditur se ka edhe një fluks turizmi hyrës për të kënaqur”, u shpreh Innocenti.
Në tre vitet e ardhshme, revolucioni do të bëhet në Vlorë, ku është planifikuar ndërtimi i një tjetër aeroporti. “Krahasuar me 2019-n, numri i italianëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për pusime është rritur me 30%. Mjafton të themi se në Vlorë janë inauguruar 30 hotele më shumë krahasuar me tre vjet më parë, përfshirë pesë hotele me pesë yje. Bregdeti është plot me klube moderne dhe do të ketë investime të tjera të mëdha në vitet në vijim. E njëjta gjë vlen edhe për Golemin, i cili është një vendpushim i mrekullueshëm bregdetar në jug të Durrësit”, – tregon Michele Viola, turoperatori italian Goodays.
Instat-i shqiptar bën me dije se korrikun e kaluar kanë ardhur nga jashtë 1.4 mln turistë (rritje 21.1% krahasuar me korrikun 2021) dhe rritja në 7 muajt e parë të 2022 është 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, nga porti i Barit në verë ka pasur një rritje marramendëse të lidhjeve me tragetet për në Shqipëri. “Ka qenë një sezon shumë pozitiv – shpjegon Federico Berto, menaxher i Grandi Navi Veloci , “dhe perspektivat për vitin 2023 janë inkurajuese”.
Nuk ka kohë për të humbur. Antonio Decaro, kryebashkiaku i Barit thotë se do të rikthejë panairet gjigande në Tiranë, lëvizje që është mbështetur dhe nga Confindustria Albania, të drejtuar nga Sergio Fontana. “Edhe ne jemi gati – përfundon Innocenti – sepse jemi të bindur se është e nevojshme të ushqejmë shkëmbimet ekonomike dhe kulturore midis komuniteteve gjithnjë e më të afërta.”/Corriere della Sera