Kërkesa e Sali Berishës për të marrë fjalën në Kuvend pasi mbaroi kryeministri Edi Rama ka shkaktuar debat dhe momente tensioni në seancë.
I gjithë debati nisi ndërkohë që fjala iu dha kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediu. Berisha donte të merrte fjalën, por kryetarja e Kuvendit nuk po ia jepte.
Në këto momente ndërhyn edhe kryeministri Edi Rama, i cili nga karrigia e tij iu drejtua Berishës pa mikrofon duke i thënë se është non grata dhe i padëshiruar.
Kjo duket se ka tensionuar edhe më shumë situatën, duke bërë që Sali Berisha dhe Flamur Noka të flisnin me zë të lartë nga vendi.
DEBATI
“Si nuk të vjen turp o non grata po ulu aty. Je i padëshiruar ulu, je i padëshiruar”, tha Rama duke iu drejtuar Berishës.
Rama-Berishës: Nuk ka procedurë për ty personalisht jo për Kuvendin. Nuk procedurë për Non Grata, je i padëshiruar
Flamur Noka- Rames: Kush je ti që përcakton se kush është opozitë? Pse ti e përcakton opozitën. Opozitën e bravave quan opozitë ti?
Berisha- Nikollës: Kush je ti që i heq kuvendit mundësinë e procedurës. Nga verbëria po i shërben Ramës.
Nikolla: Zoti Mediu flisni
Mediu: Nuk mund të flas në këtë debat.