Ka qenë një humbje turpëruese ajo e së shtunës që Bayern Munchen pësoi në ndeshjen e radhës së Bundesliga-s ndaj Eintracht Frankfurt. Bavarezët janë mundur me rezultatin e thellë 5-1 nga vendasit duke rënë dhe dy vende nga renditja e përgjithshme e kampionatit. Kjo ndeshje nisi keq për ekipin e Kovaç, i cili luajti që nga minuta e 9 me një lojtar më pak, pas dënimit me të kuq të Boateng.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 me vendasit që shënuan të parët me Kostic dhe Soë në minutat 25 dhe 33. Më pas, i përhershmi Lewandowski dha imazhin se Bayerni do të rikthehej në lojë, por nuk ndodhi kështu. Pjesa e dytë foli e tëra për vendasit të cilët shënuan dhe 3 herë të tjera me Abraham, Intteregger dhe Pacienca.
Në ndeshje tjera të Bundesligën, Monchengladbach tregoi edhe njëherë se nuk është kot në krye të tabelës duke fituar në transfertën e vështirë përballë Leverkusen me rezultatin 1-2. Borussia Dortmund u ngjit në vend të dytë në klasifikim pas fitores 3-0 ndaj Wolfsburg. Ndeshje spektakolare ishte dhe ajo mes Liepzig dhe dhe Mainz, ku vendasit fituan me rezultatin e thellë 8-0.