Peter Olayinka, sulmuesi i Slavia Praga, që befasoi dhe heshti “San Siro”-n në Champions duke zhvilluar një super ndeshje ndaj Interit, në një intervistë të dhënë për mediat çeke, i është rikthyer diskutimit të vjetër se do të donte të vishte fanellën kuqezi…
Madje, vite më parë, ishte pranë realizimit të kësaj dëshire, për të përfaqësuar Shqipërinë kur drejtohej nga Gianni de Biasi, por nuk u bë asgjë..
“Kishte shumë diskutime rreth kësaj mundësie dhe nuk kam qenë kundër. Në një moment isha shumë afër, le të themi 60 me 40, për t’iu bashkuar Shqipërisë. Unë mësova pak gjuhën dhe më tërhiqte ideja. Nuk është bërë ende realitet, por nëse çdo gjë shkon në rregull, do të dëshiroja të luaja për ata”, rrëfen Peter duke lënë një derë hapur.