Erdogan kërcënon Suedinë, se do të miratojë vetëm anëtarësimin e Finlandës në NATO. Por edhe Helsinki nuk duhet të bëjë të njëjtat gabime si Stokholmi. Turqia do ekstradimin e personave që ajo i konsideron si terroristë.
Turqia ka lenë të kuptohet, se do të miratojë anëtarësimin e Finlandës në NATO, por jo të Suedisë. “Nëse është e nevojshme, mund japim përgjigje tjetër në lidhje me Finlandën”, tha presidenti turk në një takim në provincën, Bilecik. Suedia do të “jetë e shokuar kur të shohë përgjigjen tonë”, shkruan afp. Finlanda nuk duhet të bëjë të njëjtat gabime si Suedia.
Suedia dhe Finlanda, nën presionin e sulmit ushtarak rus kundër Ukrainës shtruan së bashku kërkesën për anëtarësim në NATO. Kjo kërkesë duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare. Është hera e parë që Turqia jep sinjale, se do të trajtojë në mënyrë të veçuar kandidaturën finlandeze, duke lënë mënjanë atë suedeze. Ndërkohë edhe Finlanda është e hapur për një veprim të veçuar dhe anëtarësim të vetin, pas qëndrimit të përsëritur të Turqisë se nuk do të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Turqia akuzon Suedinë, se është shumë liberale ndaj grupeve që ajo i konsideron si grupe terroriste dhe kërcënim për sigurinë e Turqisë. Ankaraja ka deklaruar, se do të miratojë kërkesën suedeze, vetëm nëse Stokholmi plotëson kushtet e saj.