Turqia nuk ka bërë asgjë hap prapa në kërkimet e saj të diskutueshme të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, duke shpjeguar se kthimi në port i anijes kërkimore ”Oruc Reis”, e dërguar në ishullit grek të Kastellorizos është i lidhur me aktivitete të zakonshme të mirëmbajtjes dhe furnizimit me karburant.
Në një intervistë televizive private dhënë NTV-së, kreu i diplomacisë së Ankarasë shpjegoi se në këtë moment nuk u është lëshuar asnjë urdhër marinarëve në lidhje me aktivitetet e ”Oruc Reis” sepse do të rezultonte e padobishme, pasi anija ndodhet në mol.
Dështimi për të rinovuar komunikimin ishte perceptuar nga disa vëzhgues, përfshirë kundërshtarët e presidentit Rexhep Taip Erdogan, si një gjest i mundshëm i relaksimit për të rifilluar dialogun me Greqinë.
”Anijet e tjera kërkimore si ‘Barbaros Hajredin Pasha’ dhe ‘Yavuz’ vazhdojnë aktivitetet e tyre eksploruese të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor”, shtoi ai.