Bota Turqia paralajmëron Izraelin: Çdo përpjekje për të likuiduar operativë të Hamasit në...

Turqia paralajmëron Izraelin: Çdo përpjekje për të likuiduar operativë të Hamasit në territorin tonë, do të ketë pasoja

Shërbimet sekrete turke kanë paralajmëruar zyrtarisht homologët izraelitë kundër aksioneve eventuale të këtyre të fundit ndaj operativëve të Hamasit në tokën turke.

Mediat në Turqi raportojnë se njoftimi është bërë pas deklaratave të kreut të shërbimit të brendshëm izraelit, Ronen Bar, se Izraeli ka përgatitur plane për asgjësimin e liderëve të organizatës palestineze jashtë territoreve të Palestinës.

“Në çdo vend, në Gaza, në Bregun Perëndimor, në Liban, Turqi, Katar, kudo. Do të kërkojë ca vite, por ne do të jemi aty për ta bërë”, citohet ai.

Pala turke ka vënë në dukje se akte të tilla do të kenë “pasoja serioze” dhe nuk do të kalojnë pa reagim, një qëndrim ky që pasqyron tensionet e larta mes të dy vendeve.