Bota Turqia rinis nesër bisedimet me Greqinë

Turqia rinis nesër bisedimet me Greqinë

Pas një ndërprerjeje pesë-vjeçare, të shoqëruar me pretendime për ujërat mesdhetare, Turqia rinis të hënën bisedimet me Greqinë, përpjekja e saj e parë në shpresat për të përmirësuar marrëdhëniet me Bashkimin Europian.

Diplomatët thonë se rindërtimi i besimit do të jetë i vështirë, edhe pse bisedimet vijnë pas vendimit të Turqisë për të ndalur kërkimet e saj për gaz në ujërat e diskutueshme.

Bisedimet mund të hapin rrugën për një vizitë të afërt në Turqi nga udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe të ftohin retorikën rreth mosmarrëveshjeve më të gjera të Ankarasë me BE-në.

Të dyja palët thonë se ekziston vullneti politik për të përmirësuar marrëdhëniet, por pas disa vite acarimesh për çështje të tilla si refugjatët, të drejtat e njeriut, pretendime detare, ndërhyrjet ushtarake të Turqisë dhe ishullit të ndarë të Qipros, afrimi duket të jetë një perspektivë e largët.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, shprehu optimizëm të përmbajtur, duke thënë se shikon një “dritare mundësie” por shtoi se Ankaraja ka nevojë të “braktisë linjën e konfrontimit” dhe të kërkojë dialog.

Presidenti Tajip Erdogan, i cili e ka akuzuar Bashkimin Europian për “verbëri strategjike” ndaj Turqisë, u tha ambasadorëve të BE-së në Ankara këtë muaj se ai është i gatshëm të përmirësojë marrëdhëniet.