Ekonomi Turqit dhe polakët shifra rekord për pushime në Shqipëri, tërhiqen gjermanët

Turqit dhe polakët shifra rekord për pushime në Shqipëri, tërhiqen gjermanët

Për shqiptarët prej disa vitesh duket normale që kur shkojnë me pushime pranë tyre të dëgjohet të flitet në anglisht, italisht e gjuhë të tjera.

Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit ka nxjerrë një tabelë përmbledhëse për numrin e turistëve dhe vendet nga vijnë duke marrë parasysh hyrjet e vitit të shkuar.

Dhe në krye të tabelës janë turistët polakë, numri i të cilëve që vizituan vendin tonë në vitin 2016 ishte 66.017. Ky numër shënoi rritje me 31% nga viti 2015, kur kishin ardhur në vendin tonë rreth 50.278 polakë.

Hyrjet nga Mali i Zi shënuan rritje të lartë vitin e kaluar, kur nëpërmjet pikave kufitare u futën rreth 225 mijë persona me një rritje 35% nga viti 2015, raporton Monitor.

Gjithashtu vizitorët nga Kosova mbajtën një ritëm të lartë rritje. Nga 1.7 milionë persona në vitin 2015, numri i tyre shënoi 2.1 milionë, me një rritje 28%.

Por vitin e kaluar, një rritje domethënëse ka pasur edhe numri i vizitorëve nga Turqia. Më 2016 vendi u vizitua nga 69 mijë turq, nga rreth 60 mijë të tillë në vitin 2015.

Teksa shihet një rënie e madhe vizitorëve nga Gjermania. Vendi u vizitua nga 82 mijë gjermanë më 2016, nga më shumë se 108 mijë më 2015, duke shënuar rënie vjetore 24%.

Ministria e Turizmit bëri të ditur se gjatë vitit 2016 në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 4.735.511 shtetas të huaj, numër ku përfshihen vizitorët dhe kalimi tranzit.

Numri më i madh i vizitorëve ka qenë nga Kosova me 46% të hyrjeve në total. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015, ka një rritje prej 28% të numrit të vizitorëve nga Kosova.

Rritja e numrit të vizitorëve nga Mali i Zi me +35%, vizitorët nga Polonia me +31%, vizitorët nga Anglia me +17%, vizitorët nga Turqia me +16%, etj.