Donald Tusk, Presidenti i Partive Popullore Evropiane, ka dënuar prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Sipas tij, kjo është “kundër vlerave evropiane si ruajtja trashëgimisë kulturore, sundimi i ligjit dhe dialogut transparent”.
Ish-kreu i Këshillit Evropian shtoi se “intimidimi dhe përdorimi i dhunës kundër protestuesve, shoqërisë civile, dhe politikanëve opozitarë janë të papranueshme”.
“Sundimi i ligjit, media e lirë dhe e pavarur dhe lufta kundër korrupsionit duhet të prevalojnë për perspektivën evropiane të vendit. Shpreh mbështetjen time për anëtaren tonë, Partinë Demokratike, në luftën për një Shqipëri më të mirë”, shkruan Tusk në Twitter.