Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk tha se nuk mund të tradhtohen gjashtë milionë britanikët që nënshkruan për të revokuar nenin 50 të unionit dhe për të qëndruar kështu në BE.
”Këta njerëz mund të kenë ndjesinë se nuk janë mjaftueshëm të përfaqësuar nga parlamenti britanik, por duhet të ndjehen të përfaqësuar nga BE-ja në të sepse tek e fundit ata janë europianë”, deklaroi Tusk.
“Para Këshillit Europian kam thënë se nëse Londra do të ishte e gatshme të rishqyrtonte strategjinë e saj mbi Brexit, duhej të ishim të gatshëm të merrnim në konsideratë edhe një kohëzgjatje”, shtoi Tusk.
”Në këtë pikë, Londra duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e Parlamentit Europian, edhe pse disa mendojnë se kjo do të ishte e dëmshme, por në fakt ky reflektim është i papranueshëm”, përfundoi ai.