Që prej mbrëmjes së djeshme, Alesia Bami nuk u shfaq si velina e emisonit investigativ “Stop”.
Dhe ashtu siç u komentua edhe nga mediat, arsyeja ishte pjesëmarrja e saj në emisionin e televizionit rival, “Ftesë në 5”, në “Top Channel”.
Bami reagoi përmes një postimi në Insta Story, ku shkruan:
“Të dashur miq! Ashtu siç e keni vënë re dhe ashtu siç kanë shkruar portalet unë nuk jam më pjesë e emisionit ‘Stop’. Kjo për faktin e vetëm se dhashë një intervistë në ‘Top Channel’ dhe më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një mesazh. Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tonë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punonjësit e mediave, ku nuk respektohet asnjë kontratë pune, aq më pak Kodi i Punës. Sigurisht, që nuk jam as e para as e fundit. Jam e detyruar ta bëj këtë sqarim për gjithë publikun tim dhe gjithë ata që më kanë shkruar dhe suportuar pa fund. Së shpejti do të shihemi në një projekt të ri”.
Duket se Alesia do të jetë sërish pjesë e ekranit, por ndoshta do ta shohim në një tjetër pozicion.