Në shenjë respekti për ndarjen nga jeta të Aleksandër Lalos, TV Klan ndërpreu menjëherë emisionin C’est la vie mbrëmjen e së dielës.
Vdekja e papritur e maestros ka qenë një lajm i hidhur për bashkëpunëtorët e tij në emisionin.
Profesori ishte pjesë e jurisë, që vlerësonte konkurrentët që këndojnë live në skenën e C’est la vie.
Emisioni ishte i regjistruar dhe transmetohej pikërisht në orët kur edhe Aleksandër Lalo ndërroi jetë.