Edhe seanca e kësaj të enjteje u zhvillua në mes të kaosit. Por mazhoranca ka arritur të miratojë projektbuxhetin për vitin 2024. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla renditi të gjitha pikat me një shpejtësi “marramendëse” duke qenë se situata e krijuar në sallë ishte kaotike.
Deputetët e PD vijuan me “protestën e tyre”, me tymuese e kapsolla. I pranishëm në seancë këtë të enjte ishte dhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili nuk bëri asnjë reagim për atë që po shihte, por vetëm dha kartonin jeshil për miratimin e buxhetit. Ky i fundit u miratua në kohë rekord, për 8 minuta.
Janë votuar me 75 vota pro 4 projektligje: Për Taksat, Procedurat Tatimore, Akcizën e vitit dhe Buxhetin e 2024.