Kryesore Tymuese, zhurmë dhe kaos në Kuvend, seanca zgjat vetëm 20 minuta

Tymuese, zhurmë dhe kaos në Kuvend, seanca zgjat vetëm 20 minuta

Ashtu siç ishte parashikuar, seanca plenare e kësaj të enjteje nuk u zhvillua në kushte normale. Njësoj si herën e fundit, të gjitha projektligjet e parashikuara u hodhën për votim, por nuk pati diskutime konstruktive.

Duke u kollitur deri në momentet e fundit, kryeparlamentarja e mbylli seancën pas rreth 20 minutash.

Seanca zgjati ekzaktësisht nga ora 10:00-10:20.

Korreshi ndez tymuese në sallën e Kuvendit

Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nisi fjalën e saj në kushte jo normale të seancës, deputetët e opozitës kanë ndezur sërish tymuese. Pikërisht për këtë arsye, Nikolla komunikoi përjashtimin e deputetit të PD Saimir Korreshi.

“Ju përjashtoj, lironi sallën zoti Korreshi. Garda ju lutem hiqni flakadanët!”, tha Nikolla.

Korreshi, e mori tymuesen nga çanta e një deputeteje.

Edhe pse salla u mbush me tym, Nikolla i dha fjalën ministrit të Ekonomisë Ervin Meta, sa i takon marrëveshjes së nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Përveç tymueses, deputetët e opozitës kanë bërë grumbull karriget tek foltorja.