Aktualitet U aksidentua teksa punonte, humb jetën minatori 60-vjeçar në Bulqizë

U aksidentua teksa punonte, humb jetën minatori 60-vjeçar në Bulqizë

Një minator 60-vjeçar ka ndërruar jetë teksa punonte në Bulqizë këtë të diel.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:30. Minatori është dërguar në spital, mirëpo sipas policisë, ka qenë pa shenja jete.

“Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë”, njoftoi policia.

Policia po vijon punën për hetimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

“Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes”, njoftoi policia.