Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, ka dhënë dorëheqjen pas raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku bëhej thirrje për anulimin e votës së 20 tetorit, pasi ka gjetur parregullsi në proces.
Më herët, Morales tha se do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ndërsa shtoi se do të zëvendësohen edhe anëtarët e Gjykatës Zgjedhore, të cilët janë vënë në shënjestër nga turma e protestuesve që mbështesin opozitarin Carlos Mesa, i cili gjithashtu nuk e njohu rezultatin dhe kërkoi moskandidimin e Presidentit Morales në zgjedhje, pas përfshirjes së tij në manipulimin e procesit.
Gjithçka zuri fill në momentin e ndalimit të procesit të numërimit elektronik nga presidenti kur kandidatët ishin në balotazh.
Pak më herët, presidenti Morales iu bëri thirrje OKB dhe Papa Françeskut të ndërhyjnë për qetësimin e situatës.
Protestuesit, ndërkohë, vunë në shënjestër një sërë anëtarësh të qeverisë përfshi edhe vetë motrën e Morales, duke i djegur shtëpinë.