Heidi Baci, e ftuar në “Wake Up” foli ndër të tjera për marrëdhënien me kunatën e saj, Bora Zemanin.
Modelja tha se sapo lexoi lajmet që pretendonin se nuk kishte një raport të mirë me Borën, pasi nuk ndiqeshin në Instagram, i ka bërë direkt follow moderatores. Se fundja, jo të gjithë e kanë mendjen te jeta virtuale.
“Shkojmë shumë mirë. Nuk ka asgjë. Është shumë e vështirë të shkosh keq me mua, pasi jam një tip i qetë që përgjithësisht nuk ka probleme me njerëzit”, tha ajo, duke shtuar me shaka se të gjithë mund të qetësohen.
Heidi, Romeo, Bora dhe Donaldi kanë qenë në jug duke shijuar ca ditë pushime dhe Heidi tha se u kënaqën shumë dhe se kaluan shumë mirë. Si një person që nuk e kishte vizituar jugun e Shqipërisë, ish-banorja e “BBVA 3” veçoi natyrën fantastike, detin dhe perëndimin si elementet që i pëlqyen më shumë nga riviera shqiptare.
Po ashtu, e pyetur se nëse do bëhet pjesë e televizionit, Heidi tha se e shikon veten në ekran, por për momentin do të marrë disa ditë pushimi.
Pyetje-përgjigje:
A mendon të fillosh një punë këtu në Shqipëri? E sheh veten si pjesë të televizionit?
Heidi: Mendoj se po, do të ishte shumë e bukur. Ketë periudhën e verës do doja ta merrja pak pushim që të kuptoja edhe si po shkojnë gjërat dhe andej në Itali. Jam tip si kameleon, përshtatem. Mendoj se mund të isha moderatore, e lezetshme është si gjë. Unë nuk i jap vlera shumë vetes, por të shohim…
Të ka marrë malli për Milanon?
Heidi: Më ka marrë malli sepse e gjithë jeta ime është atje, shoqëria, puna ime… Kisha ato mëngjeset tipike italiane; briosh dhe kapuçino, zbres nga shtëpia, kam atë barin tim që shkoj gjithmonë. Kam një rutinë fikse. Jam munduar të bëj plane por nuk më ka shkuar siç duhej.
Ti ke qenë dhe një personazh mjaft i komentuar në portale, duke qenë edhe një personazh i ri. A të bezdis kjo vëmendje që po merr?
Heidi: Nuk më shqetëson. Madje ndiej shumë dashuri nga njerëzit. Më bëhet shumë qejfi dhe jam mirënjohëse për dashurinë e tyre. Unë në atë format isha futur, do isha budallaqe nëse do mendoja se nuk do kisha vëmendje.
Po familjarët si po e përjetojnë tani?
Heidi- Janë të lumtur, më shikojnë të lumtur. Mbështetja numër 1 është familja. Kur ke ata, ke gjithë botën. Do e marr dhe Romeon atje në Itali dhe ‘ciao’… (qesh)
Lidhur me planet për martesë, a ke ndonjë ide se si do ta doje propozimin?
Heidi: Nuk do e them, më pëlqejnë surprizat…