Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i thirrur në mbledhje urgjente nga Kryetari i Këshillit, Balla, mori vendim për pezullimin nga detyra të prokurorit të Kukësit, Xhevahir Lita.
Ky i fundit është arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK “Metamorfoza” në të cilën u zbardhën 4 ngjarje kriminale.
Prokurorët e posaçëm kanë dyshime që ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, është gjetur në “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”.
Baza e këtyre hetimeve janë një sërë komunikimesh të enkriptuara nga aplikacioni Sky dhe Encrochat te siguruara nga autoritetet franceze.
Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.
Xhevahir Lita e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.