Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Orges Bilbilin, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës.
Ai akuzohet për vrasje të mbetur ne tentative ndaj punonjësve të policisë dhe armëmbajtje pa leje.
Ai iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale ku iu hoq një plumb në kofshë.
Seanca u zhvillua në spitalin e Traumës, pikërisht pasi, Bilbili e kishte të pamundur që të lëvizte.
Avokati i Orges Bilbilit është shprehur se klienti i tij ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe se në çështje ka paqartësi.
30-vjeçari u plagos nga Policia teksa u pikas teksa lëvizte në zonën e Xhamllëkut.
Efektivi i policisë deklaroi se kishte dyshuar tek Orgesi pasi ai po lëvizte me kapuç.
Ai i kërkoi të ndalojë pastaj i ka kërkuar dhe të tregonte çfarë mbante në çantë, po Bilbili ka tentuar të largohet duke i drejtuar armën, në këtë moment polici ka qëlluar një herë në ajër dhe më pas drejt tij, duke e lënë të plagosur.
Mësohet se dëshmia e policit përputhet me pamjet e kamerave të sigurisë të shkollës dhe bizneseve përreth ku ka ndodhur ngjarja.
Nga kjo ngjarje mbeti e plagosur dhe një kalimtare.
Në deklaratën e parë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës paralajmëroi se kishim të bënim me një person të rrezikshëm dhe të shpallur në kërkim.
Orges Bilbili është i akuzuar si nga një autorët e masakrës së Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun.
Ai njihet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017 dhe ndërkohë rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.
Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.
Orges Bilbili u dënua si bashkëpunëtor i Giorgio Riformatos. 30-vjeçari nga Lushnja Orges Bilbili ka arritur t’u shpëtojë 14 operacioneve policore që janë ndërmarrë për arrestimin e tij. Ai akuzohet për një vrasje të dyfishtë dhe ishte në listën e personave të kërkuar nga Policia shqiptare i dënuar në mungesë me 7.4 vjet heqje lirie.