Izmir Duraku, shefi i stacionit të policisë së Fushë-Arrëzit, i cili u arrestua si i dyshuar për përdhunim, është liruar nga paraburgimi.
Ka qenë Prokuroria ajo që ka lënë të lirë Durakun, me argumentimin se nuk ka prova për akuzën e ngritur ndaj tij, duke e konsideruar kështu arrestimin të paligjshëm.
Izmir Duraku u denoncua nga një vajzë për përdhunim dhe u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Sipas denoncimit të 27-vjeçares, ngjarja pretendohet të ketë ndodhur në vitin 2015.
Vajza ka thënë në kallëzimin e saj se ajo kishte shkuar në komisariat në vitin 2015 për të denoncuar përdhunimin nga disa punonjës së Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër, por më pas ra pre e përdhunimin nga Izmir Duraku.
Por Prokuroria thotë se nuk ka asnjë provë dhe për këtë arsye urdhëroi lirimin e tij nga paraburgimi.
Ndërkohë Izmir Duraku ka thënë për News24 se nuk ka koment për atë që ndodhi dhe pret të veprojë drejtësia.
Duraku u përjashtua nga vetë Policia e Shtetit me urdhër të Ardi Veliut si dhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj e dënoi rëndë këtë akt, por Prokuroria mendon të kundërtën.