Aktualitet U arrestua për përhapje paniku, lirohet vajza nga Durrësi

U arrestua për përhapje paniku, lirohet vajza nga Durrësi

25-vjeçarja nga Durrësi, Xhuliana Aliaj e cila u arrestua tre ditë më parë me akuzën e përhapjes së panikut, pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin, është lënë e lirë nga Gjykata ditën e sotme.

Ajo doli këtë të hënë përpara Gjykatës dhe mori dënimin “Detyrim për paraqitje”.

Xhuliana u akuzua për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Sipas policisë ajo postoi në Facebook “shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëpërmjet efekteve të këtyre lajmeve“.