Në moshën 12-vjeçare, një vajzë e quajtur Erica Garza u fiksua aq shumë duke parë për çdo ditë video të ndryshme pornografike saqë seksi u kthye në fiksimin e saj të përhershëm.
Ajo sot, është 35 vjeç dhe ende nuk ka hequr dorë nga ky fiksim që ka sepse vazhdimisht kërkon të kryejë marrëdhënie seksuale aq sa një burrë i vetëm nuk mundet ta përballojë.
Aq kritike është situata sa edhe bashkëshorti i saj përpiqet që ta ndihmojë në këtë fiksim i cili duket se po i shkatërron jetën.
Në moshën 20-vjeçare, pasi kishte përfunduar gjimnazin, ajo vazhdimisht organizonte festa në shtëpi në mënyrë që të takonte sa më shumë meshkuj për të kryer marrëdhënie seksuale.
Fatmirësisht gjendja e saj filloi të normalizohej pasi takoi bashkëshortin i cili fillimisht kishte shprehur po ashtu dëshira të njëjta seksuale me Erica-n.
Ata sot kanë edhe një fëmijë dhe 35-vjeçarja tregon se dashuria dhe mbështetja që i ka dhënë bashkëshorti i saj e kanë ndihmuar të emocionohet nga gjëra të ndryshme e të mos e shohë kënaqësinë vetëm tek marrëdhënia seksuale.