Komediani spanjoll, Juan Joya Borja, e qeshura e të cilit i solli famë globale, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.
I njohur më shumë me pseudonimin e tij El Risitas, aktori i humorit u bë i njohur në internet si “djali i qeshur spanjoll”.
Pas paraqitjeve në televizionin kombëtar, Borja u bë viral në 2014 kur njerëzit filluan të dublonin titra mbi të duke qeshur dhe duke rrëfyer një histori.
Mediat lokale raportojnë se ai vdiq të mërkurën në spital.
Borja u shtrua në spital vitin e kaluar. Në mars, ai falënderoi fansat për organizimin e një fushate për mbledhjen e fondeve për t’i blerë atij një skuter me lëvizje elektrike pasi një nga këmbët e tij u amputua.
Aktori i humorit e gjeti për herë të parë famën rreth 20 vjet më parë pasi u shfaq në shfaqjet televizive të prezantuara nga Jesús Quintero.
Klipi i famshëm i tij erdhi kur ai u intervistua nga drejtuesi në lidhje me përvojën e tij fatkeqe, duke punuar si ndihmës kuzhine.
Aktori ka qëndruar në hije kohët e fundit për shkak të problemeve shëndetësore, që çuan në prerjen e njërës prej këmbëve të tij.
Personalitete të medias spanjolle dhe përdorues të mediave sociale i kanë kushtuar homazhe komedianit të njohur.