Një 14-vjeçare ditën e djeshme ka lindur një fëmijë në maternitetin e Korçës.
Po ditën e djeshme policia me iniciativë ka arrestuar një 21-vjeçari Dritson Kurti me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur.
Mësohet se 14-vjeçarja është martuar para një viti me mblesëri me dëshirën e prindërve të saj dhe nga kjo bashkëjetesë ka ardhur në jetë dhe një fëmijë
14-vjeçarja, e pyetur nga policia, ka bërë me dije se bashkëjetesa por dhe marrëdhëniet seksuale me 21-vjeçarin janë kryer me dëshirën e saj.
Megjithatë policia ka vënë në pranga 21-vjecarin nisur nga mosha e të miturës.