Në burg që nga mosha 15 vjeç për dy vrasje që ai pretendon se nuk i ka kryer. Tashmë i moshuar ai është një qytetar i lirë pas 68 vjetësh kur dënimi i tij i përjetshëm u shpall antikushtetues.
Të gjithë të dashurit e tij kanë vdekur sot, por Joseph Ligon, 83 vjeç, shtetas amerikan, ka bërë të ditur se ai dëshiron të jetojë si njeri i lirë edhe plot vite të tëra.
Pothuajse shtatë dekada pas vendimit, më 11 shkurt, ai u lirua nga burgu federal si njeri i lirë. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në një seri grabitjesh dhe sulmesh me një grup adoleshentësh që rezultoi në vdekjen e dy personave në Filadelfia në 1953.
Pavarësisht nga dënimi, Ligon gjithmonë pretendonte se ai nuk ishte shkaktari i drejtpërdrejt i atyre vrasjeve.
Lirimi i tij u bë i mundur falë angazhimit të avokatëve të tij, të cilët po punojnë akoma edhe sot për ta bërë kalimin e tij në jetën pas burgut sa më të qetë të jetë e mundur.
“Për aq sa bota ka ndryshuar që kur z. Ligon hyri për herë të parë në burg, ai gjithashtu ka ndryshuar. Përvoja e tij e kthimit si një njeri i lirë është thelbësore,” tha Eleanor Myers, konsulente e vjetër në YSRP.
“Ai është tepër i gëzuar dhe i mahnitur nga ndryshimet që kanë ndodhur në Filadelfia që nga viti 1953, veçanërisht ndërtesat e larta. Megjithatë, ato që i mungojnë më shumë janë njerëzit që la pas kur hyri në burg dhe nuk i gjeti më kurrë.”