Aktualitet U dëmtua nga makineria, humb jetën punonjësi 53-vjeçar në Divjakë

U dëmtua nga makineria, humb jetën punonjësi 53-vjeçar në Divjakë

Një punonjës i një kompanie për paketimin e produkteve ushqimore ka humbur jetën këtë të enjte në Divjakë.

Viktima është një 53-vjeçar me iniciale I.L. Policia njoftoi se ai humbi jetën pasi u dëmtua aksidentalisht nga një makineri.

53-vjeçari u nis për në spital, po humbi jetën gjatë transportimit atje pasi plagët ishin shumë të rënda.

“Rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit R. J., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, punonjësi i subjektit, shtetasi I. L., 53 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.