Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi konfiskimin e 30 milionë lekëve të ish-gjyqtarit të Apëlit, Shkëlqim Miri, i dënuar për korrupsion.
Shuma e parave u gjet nga policia gjatë kontrollit të banesës së ish-gjyqtarit pas arrestimit të tij.
Kërkesa për konfiskim po shqyrtohet në Gjykatën për Krimet e Rënda.
Prokuroria pretendon se 30 mijë euro janë përfituar si rryshfet nga gjyqtari, ndërsa pjesa tjetër nuk justifikohet në burime të ligjshme.