Aktualitet U dërgua me urgjencë në Athinë, Kisha Ortodokse zbulon si është gjendja...

U dërgua me urgjencë në Athinë, Kisha Ortodokse zbulon si është gjendja e Kryepeshkopit Janullatos

U dërgua me urgjencë në Athinë, Kisha Ortodokse zbulon si është gjendja e Kryepeshkopit Janullatos

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka treguar detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u shtrua me urgjencë në spital dhe më pas u transportua në Athinë për trajtim të specializuar.

Përmes një njoftimi, Kisha Ortodokse shkruan se Janullatos është tashmë duke marrë kurim në një spital të Athinës dhe gjendja e tij shëndetësore është stabël dhe se po monitorohet nga mjekët.

Njoftim i Kishës Ortodokse:

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte i shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet e Tiranës. Gjendja e tij paraqitej përgjithësisht e stabilizuar, por për diagnostifikim më të specializuar, mjekët sugjeruan të dërgohet jashtë dhe dje, më datë 3.01.2025, u dërgua në Athinë.

Sipas deklaratës së mjekëve të spitalit të Ungjillëzimit, në Athinë, ku po trajtohet, me gjithë historikun e tij të sëmundjeve të ndryshme, gjendja e tij shëndetësore është stabël dhe po ndiqet nga mjekët specialistë.