Një oficer i marinës italiane u arrestua nga karabinierët e Ros, pasi u arrestua së bashku me një oficer të forcave të armatosura ruse në Romë. Të dy akuzohen për krime të rënda në lidhje me spiunazhin dhe sigurinë e shtetit.
Ndërhyrja u zhvillua gjatë një takimi klandestin midis të dyve, të cilët u befasuan, ndërsa oficeri italian i dorëzoi disa dokumente të “klasifikuara” në këmbim të parave.
Mediat italiane raportojnë se pozicioni i oficerit rus po shqyrtohet nga magjistratët, duke marrë parasysh statusin e tij diplomatik.
Ndërkaq ambasadori rus Sergei Razov, është thirrur në ministrinë e Jashtme italiane nga sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Elisabetta Belloni, me udhëzim të ministrit Luigi Di Maio.