Ka marrë tjetër rrjedhë ngjarja e ditës së djeshme, ku u raportua se një 42-vjeçar ishte rrëzua në tokë në gjendje të dehur dhe për pasojë humbi jetën në spital.
Viktima Egli Proga, i cili u gjet i shtrirë në rrugë dhe nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, raportohet se është dhunuar për vdekje.
Autori i dyshuar me iniciale D. M., është arrestuar nga policia.
Mësohet se viktima dhe autori janë komfliktuar në ambjentet e jashtme të një lokali.
42-vjeçari pas sherrit është futur për disa minuta brenda lokalit dhe më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/ Konfliktohet për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit i shkaktoi dëmtime me pasojë vdekjen, kapet dhe vihet në pranga nga Policia autori i dyshuar.
Në pranga edhe tre shtetas të tjerë për moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi D. M., 29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. P., 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Shtetasi D. M., 29 vjeç, pas konflikt është larguar nga vendi i ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për Krimet Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:
V. S., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka nodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.