Pasi u ekstradua në Shqipëri nga Belgjika, Leonard Duka ka dalë para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.
Togat e zeza e kanë lënë kreun e “Klanit Duka” në arrest me burg. Ai akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019.
Përveç kësaj ngjarje të rëndë, ndaj Dukës është dhënë masë sigurie edhe për një akuzë tjetër që ka të bëjë me sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Erigers Mihasit dhe Ervis Martinajt.
Gjatë zhvillimi të seancës me dyer të mbyllura, Leonard Duka nuk ka pranuar që të japë asnjë shpjegim.
Duka rezultonte në kërkim prej disa vitesh.