Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Leonard Luzin, i njohur edhe me mbiemrin Zejno dhe Sejno, i cili u ekstradua një ditë më parë nga Spanja.
Gjykatësi Bib Ndreca vendosi vazhdimin e masës së sigurisë ndaj 47-vjeçarit.
Luzi është i dyshuar nga SPAK si njeriu që ka organizuar një atentat ndaj Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës në verën e 2023.
Ky i fundit një personazh i njohur për autoritet dhe që i ka shpëtuar më herët disa atentateve. Ndërkohë, ngjarja e Gushtit të 1 viti më parë nuk u realizua pasi Amarildo Nikolla, i kontraktuar nga 47-vjeçari Luzi, si personi që do kryente ekzekutimin u arrestua.
Gjatë ndalimit, atij iu gjet arma e krimit, dorezat dhe kapuçi që do vendoste për të fshehur fytyrën. Disa muaj pas arrestimit, Nikolla vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar se si bashkë me 3 të tjerë do kryente atentatin.
Motiv për ngjarjen, SPAK thotë se ishte bërë hakmarrja dhe lufta për të kontrolluar lojërat e fatit në Vlorë. Ndërkohë hetimet vijojnë për të identifikuar financuesin e atentatit të dështuar.