Aktualitet U ekzekutuan në një lokal në Athinë, identifikohen shqiptarët që mbetën të...

U ekzekutuan në një lokal në Athinë, identifikohen shqiptarët që mbetën të vrarë

Dy shqiptarë janë vrarë në një atentat mafioz që ndodhi në një lokal në lagjen Nea Smyrni (Zmirni) në Athinë. Nga sulmi mbetën të plagosur dy kliente qe ndodheshin ne lokal. Sipas mediave greke, larja e hesapeve mendohet është shkaku i vrasjes. Ngjarja ndodhi në momentin kur zona ishte mjaft e populluar nga qytetarët.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë agresorin i cili futet në lokal, i maskuar me kapuç dhe me gjakftohtësi hap zjarr duke qëlluar pesë herë ndaj dy shqiptarëve që ishin ulur në kafene.

Viktimat janë Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç, që mori dy plumba në kokë dhe Armando Organja, 44 vjeç, i cili mori dy plumba një një gjoks dhe një në bark. Klientët të cilët ndodheshin në tavolinat ngjitur vrapuan pas të shtënave.

Gjatë ngjarjes, vajza 31-vjeçare e cila ishte ulur në një tavolinë aty pranë mbeti e plagosur në bark. Në zonë janë gjendur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa mësohet se viktimat kanë pasur precedentë të mëparshëm penal.

Patrulla policie po kërkojnë gjurmë të autorëve, për të cilët dyshohet se janë të paktën 2 ose 3 persona. Oficerët e policisë që ndodheshin në zonë kanë mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë për të parë mënyrën se si ai ka mbërritur në sheshin e Nea Smyrni. Sipas informacioneve një nga dy viktimat e të shtënave në Nea Smyrni ishte i njohur ne zone dhe kishte rolin e bodyguardit në një klub nate.