Extra “U gëzova shumë që fitoi”, edhe Robert Ndrenika fans i Luizit (VIDEO)

“U gëzova shumë që fitoi”, edhe Robert Ndrenika fans i Luizit (VIDEO)

Luiz Ejlli padyshim mund të konsiderohet si personazhi që ka marrë vëmendjen e të gjithë opinionit publik.

Teksa rrjetet e tij sociale, numërojmë me qindra mijëra ndjekës, duket se ai ka bërë për vete edhe gjigantët e artit shqiptar.

Një ndër ta është edhe aktori i mirënjohur shqiptar, Robert Ndrenika.

Në një video të postuar në rrjetin social TikTok nga mbesa e tij Ana, aktori shprehet se është lumturuar për fitoren e Luizit, pavarësisht se pohon se e ka zënë gjumi mbrëmjen e finales.